Studime deridiplomike


Programi studimor në Media dhe Komunikim Ndërkulturor zgjat katër vjet dhe mbart 240
kredite. Çdo semestër studentët marrin 30 kredite, pra 60 kredite për një vit akademik.
Në përfundim të studimeve (në semestrin VIII), studentët përgatisin punimin e diplomës
e cila vlerësohet me 12 kredite.
Programi studimor në media dhe komunikim ndërkulturor mbulon dimensionet
themelore, ngushtë profesionale, si dhe më të gjera ndërkulturore dhe multikulturore në
sferën e medias, punës mediatike, komunikimit përmes disiplinave të parapara të
detyrueshme dhe opsionale dhe fushave tematike të fushës përkatëse, si dhe fushat më
të ngushta të prodhimit mediatik, duke i kombinuar me njohuri të thelluara nga lëndët
me zgjedhje dhe punë praktike të detyrueshme.
Kjo nga ana tjetër ofron njohuri teorike dhe siguron aftësi praktike, të nevojshme për
studentët që të fitojnë kualifikime për angazhimin e tyre të ardhshëm në punë, ose t’i
çojnë ata në ciklin e ardhshëm të studimeve pasuniversitare në fusha të tilla si
komunikimi, media, marrëdhëniet ndërkulturore rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
, komunikimi global i korporatave, si dhe një gamë e gjerë studimesh të ciklit të dytë dhe
të tretë që janë plotësuese me ato që ofrohen këtu.
Prandaj, një nga synimet kryesore të këtij programi studimor është që gazetarët dhe
komunikologët e diplomuar të arsimohen dhe të specializohen në fushat përkatëse, por
me një kontekst ndërkulturor, si dhe të plotësojnë boshllëkun që është evident: njohjen
e rolit të medias në avancimin e procesit të sensibilizimit për praninë e këtyre dallimeve,

mënyrën se si jemi të gjithë pjesë e mozaikut tonë kulturor kombëtar, sesi ai mozaik
përshtatet dhe komunikon me sferën globale (sociale, biznesore) dhe sesi ky
komunikim duhet të jetë konstruktiv, pozitiv, funksionale, integruese.
Programi studimor Media dhe Komunikim Ndërkulturor është një program i ri studimi në
kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale në Uinversitetin Nënë Tereza.
Qasja specifike e programit të propozuar studimor dhe fokusi i tij në masë të madhe
mbështetet në individualitetet specifike siç është konteksti multikulturor dhe multi-
konfesional i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe praktikat pozitive të
universiteteve evropiane me traditë të gjatë të arsimimit akademik në këto fusha.
Programi studimor në media dhe komunikim ndërkulturor është hartuar në atë mënyrë
që mundëson hapje maksimale të studimeve dhe mobilitet të studentëve, si brenda
Republikës së Maqedonisë ashtu edhe në kuadër të hartës arsimore evropiane, në
përputhje me parimet themelore të Deklaratës së Bolonjës.
Në përputhje me ECTS, qëllimi i programit të studimit në një vit studimi arrin në 60
kredite evropiane. Studimet e përgjithshme vlerësohen në 240 kredite. Programi
studimor organizohet në tetë semestra: Në të tetë semestrat ofrohen lëndë të
detyrueshme (obligative) dhe facultative (zgjedhore).
Programi studimor nga cikli i parë i studimeve universitare në Media dhe Komunikim
Ndërkulturor zbatohet si studim me kohë të plotë (i/e rregullt) dhe me kohë të pjesshme
(i/e çrregullt).
Programi i rregullt studimor është i dedikuar për studentët që nuk janë të punësuar dhe
që mund të ndjekin mësimin rregullisht, ndërsa programi i studimit me kohë të pjesshme
është i dedikuar për personat e punësuar të cilët për shkak të detyrimeve të punës
dhe/ose personat të cilët për arsye të caktuara nuk mund të ndjekin mësimin rregullisht.
Programi studimor i ciklit të parë në Media dhe Komunikimi Ndërkulturor është në masë
të madhe i përputhshëm me programe studimi të njëjta ose të ngjashme në rajon dhe
Evropë.
Në përputhje me programin studimor në media dhe komunikim ndërkulturor, pas
përfundimit të të gjitha provimeve, tema e diplomës mbrohet para një komisioni të
përbërë nga tre anëtarë (anëtari i parë i këtij komisioni, i cili është edhe mentor, duhet të
jetë profesor nga disiplina përkatëse në të cilën i referohet temës).
Mbrojtja e tezës është publike dhe për të mbahet procesverbal. Tema e diplomimit
vlerësohet me notën përshkruese “mbrojti” ose “nuk e mbrojti” tezën e diplomimit.
Me mbrojtjen me sukses të temës së diplomës, studenti fiton të drejtën e marrjes së
certifikatës dhe diplomës për studimet e përfunduara të programit studimor në Media
dhe Komunikim Ndërkulturor në njësinë e Universitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *