Rreth programit studimor

Programi i studimit Media dhe Komunikimi Ndërkulturor është një program i ri studimi në ciklin e parë dhe të dytë që kryesisht integron tre elemente komplekse:

– gazetarinë  dhe Median

– Komunikimin dhe

– Kulturën (individin dhe shoqërinë)

Në epokën e medias digjitale, proceset e komunikimit pësuan një revolucion. Lëvizja në rritje globale dhe rrjetëzimi intensiv i mediave shtyn përpara ndryshimet shoqërore duke shkaktuar ndryshim në shkencë, arsim dhe marrëdhënie ndërkulturore. Kjo, në mënyrë të pashmangshme kërkon ristruktruktimin jo vetëm të sferës së medias, por edhe ndryshimet në shumë fusha të marrëdhënieve shoqërore. Për më tepër, procesi i globalizimit ka bërë ndryshime ndërkombëtare përmes pothuajse të gjitha sferave të jetesës moderne.

Nga ana tjetër, në Republikën e Maqedonisë bashkëjetojnë disa kultura që komunikojnë në gjuhë të ndryshme, përmes mediave të ndryshme, në nivele të ndryshme. Pikërisht këtu vëndon një theks të veçantë  programi i ynë studimor, duke marrë si shembull teoritë dhe praktikat, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Programi studimor mbi Mediat dhe Komunikimin Ndërkulturor do të theksojë rëndësinë e gazetarisë dhe komunikimit dhe ndikimin e saj në shoqëritë multikulturore, ndikimin e mediave dhe përmirësimin e elementeve mediatike, sensibilizimin e mediave mbi nevojën për të nxitur komunikimin ndërkulturor, duke krijuar intelektualë / qytetarë akademikë me njohuri të thella të aspekteve teorike dhe praktike të komunikimit dhe gazetarisë në funksion të komunikimit ndërkulturor.

Studenti i diplomuar nga cikli i parë i programit të propozuar studimor, në varësi të kursit, do të fitojë njohuri dhe kualifikim të BSc në Gazetari dhe Media ose BSc në Komunikim dhe Media, domethënë një njohës i kualifikuar i fushës së Medias dhe Komunikimit dhe funksionimi I tij në mjediset multikulturore: Strukturimi i medias, Organizimi dhe menaxhimi i medias, dhe Roli i medias në procesin e komunikimit ndërkulturor.

Programi i studimit në Media dhe Komunikim Ndërkulturor zgjat katër vjet dhe sjell 240 kredi. Studentët në çdo semestër fitojnë 30 kredi, ose 60 kredi në vit akademik. Në përfundim të studimeve. Në semestrin e VIII studentët përgatisin punimin e diplomës.

 

 

Programi studimor Mediat dhe Komunikimin Ndërkulturor përfshin dimenzione themelore, të ngushta dhe të gjera profesionale, si interkulturore dhe multikulturore në sferën e medias, punës mediale, komunikimit nëpërmjet disiplinave të parashikuara të detyrueshme dhe zgjedhore dhe fushave tematike të fushës përkatëse, si dhe nga fushat e prodhimit mediatik, me njohuri të gjera të lëndëve zgjedhore dhe punës së detyrueshme praktike. Kjo, nga ana tjetër, ofron njohuri teorike dhe aftësi praktike të nevojshme për marrjen e kualifikimeve për angazhimin e tyre të ardhshëm në punë, ose duke i çuar ato në ciklin e ardhshëm të studimeve pasuniversitare në fusha të tilla si komunikimi, mediat  marrëdhëniet ndërkombëtare rajonale, evropiane dhe ndërkulturore, komunikimin global të korporatave, si dhe një gamë të gjerë studimesh të ciklit të dytë dhe të tretë që jane plotesuese me programin studimor.

Për këtë arsye, një nga objektivat kryesore të këtij programi studimor eshte qe gazetarët dhe komunikologet e diplomuar te edukohe dhe të specializohen në fushat e tyre përkatëse, por në një kontekst ndërkulturor, për të mbushur një boshllëk që është evident: Njohja dhe sensibilizimi I rolit të medias në hecjen perpara te  proceseve, mënyrën se si ne të gjithë jemi pjesë e mozaikut tonë kombëtar kulturor, si ky mozaik përshtatet dhe komunikon me sferën globale (shoqërore dhe  tregëtare) dhe se si ky komunikimi të jetë konstruktiv, pozitiv, funksional dhe integrues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *