Mundësi Punësimi

I/E Diplomuar në gazetari dhe media

Të diplomuarit në gazetari dhe media kanë mundësinë të kryejnë profesionin e gazetarëve në të gjitha llojet e mediave; media të shtypura, radio dhe televizioni dhe lloje të tjera të mediave elektronike (portaleve të internetit). Si një gazetar, prezantues, gazetar investigativ, recensues televiziv, konsulent për agjencitë e lajmeve, ekspert në organizimin e medias, konsulent për marrëdhëniet me publikun, konsulent per organizim  te kampanjeve mediatike ose konsulent për parandalimin e efekteve të padëshirueshme që prodhimi medial mund të krijojë në një grup të veçantë, në një popullsi të caktuar, dhe fusha të tjera që aktivitetet e tyre janë të afërta me median.

I/E Diplomuar në Komunikim dhe Media

Një i/e diplomuar në Komunikim dhe Media ka mundësi të kryejë aktivitete brenda profesioneve të komunikimit: gazetarë dhe redaktorë në media, bashkëpunëtorë ose menaxherë në departamentet e marrëdhënieve me publikun, agjencitë e marrëdhënieve me publikun, bashkëpunëtorët ose drejtuesit e departamenteve ose agjencive, është hulumtues i “menaxhimit të komunitetit” në agjencitë e opinionit publik ose asistentë të hulumtimit të tregut në një ekip kërkimor në Universitet ose në një institut kërkimor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *